Flash

Al Pacino flet për incidentin e frikshëm me fansen

Lapsi.al 20 October 2024
Al Pacino flet për incidentin e frikshëm me fansen

Al Pacino-s pothuajse iu desh të hidhej nga një makinë në lëvizje pasi u rrëmbye nga një fans i "çmendur" në fillim të karrierës së tij.

Në kujtimet e tij të sapo publikuara, "Sonny Boy", aktori   zbuloi se e gjeti veten në situatën e frikshme pasi doli  një natë për pije me vëllain e Gene Hackman, Richard Hackman.

Sidoqoftë, të dy u argëtuan paksa shumë dhe Pacino "u deh aq shumë" sa nuk mundi "të gjente rrugën e tij për në shtëpi" - derisa një grua e rastësishme u ofrua ta dërgonte në shtëpi.

"Një grua më tha: "Oh, unë do të të çoj në shtëpi." Dhe pa u menduar, hipa në makinën e saj me të," kujton ai, për People.

“Por teksa ecnim me makinë mund ta dalloja se ajo nuk po më çonte atje ku po qëndroja,” vazhdoi ai. “Unë i thashë asaj, ‘Ku po shkojmë?’ Dhe ajo më tha, ‘Po të rrëmbej’.”

Pacino shpjegoi se ai ishte "i njohur" në atë kohë, pasi kishte bërë "The Godfather". Ai hodhi poshtë gjithashtu argumentet se gruaja mund të kishte bërë shaka, duke këmbëngulur se sjellja e saj "nuk ishte" thjesht "një flirtim agresiv".

“Unë jam nga Bronksi i Jugut. Kur shoh ndonjë të çmendur që përpiqet të më bëjë diçka, di si të shpëtoj”, ka shkruar ai. “I thashë: ‘ Po dal.” Ajo tha, “Jo, jo” dhe vazhdoi të ngiste makinën.”

Në atë moment, aktori ishte i gatshëm të bënte gjithçka që duhej për t'u larguar.

“E hapa derën sikur doja të hidhesha nga makina,” kujton Pacino. “Isha pak i dehur, por isha gati të kërceja nga një makinë në lëvizje nëse do të duhej.”

Fatmirësisht, pasi pa se aktori ishte i gatshëm të rrezikonte jetën e tij, gruaja pranoi ta dërgonte në shtëpi.

Të këshilluara

Chiara Ferragni akuzon Fedez për tradhëti?

Chiara Ferragni ka folur së fundmi për raportin e saj me Fedez. E ngacmuar në një intervistë me Striscia la Notizia për marrëdhënien e hapur me artistin, Fer...

19:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI