Flash

Shfrytëzonte një vajzë për prostitucion në lokalin me qira, dënohet me burg në Fier

Lapsi.al 19 October 2024
Shfrytëzonte një vajzë për prostitucion në lokalin me

Gjykata e Fierit ka dënuar me burg një tutore me iniciale Y. Xh. e cila shfrytëzonte për prostitucion një vajzë në ambientet e lokalit të saj të marrë me qera në lagjen “Apollonia”. Ajo e ushtronte këtë veprimtari me klientët e lokalit kundrejt shumës 3000 deri në 5000 lekë.

Tutorja u shpall fajtore për ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve për prostitucion’, dhe u dënua nga togat e zeza me 4 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 3.4 vite pas hekurave. Nga ana tjetër, vajza me iniciale H. O., u dënua për kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” me 1 vit pas hekurave, por përfundim nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 8 muaj.

Në përfundim, gjykata vendosi të pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të dënimit për të pandehurën H.O duke e vënë në provë për 16 muaj me kusht që gjatë afatit të provës mos të kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, Dega Territoriale Fier.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI