Flash

Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët?

Lapsi.al 19 October 2024
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët?

Në dy dekadat e fundit, nuk ka qenë e vështirë që të shohësh kantiere ndërtimi në Tiranë, panorama e të cilave na jep bindjen që pjesa më e madhe e banorëve banon pikërisht në ndërtesa që i përkasin viteve të fundit. Por, bazuar në të dhënat e paraqitura nga INSTAT mbi banesat e banuara sipas vitit të ndërtimit, pjesë e Censit, vërehen disa trende të rëndësishme.

Grafiku vë në dukje se pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në ndërtesa të ndërtuara midis viteve 1981-2000. Më shumë se 270,000 banesa të banuara i përkasin kësaj periudhe, duke e bërë atë dekadën me numrin më të lartë të ndërtimeve të banuara.

Në vendin e dytë, me rreth 200,000 banesa, është periudha 2001-2010, e cila tregon një rritje të ndjeshme të ndërtimit të banesave pas vitit 2000, periudhë që lidhet me urbanizimin e shpejtë dhe rritjen ekonomike të pas viteve të tranzicionit. Për periudhat e fundit, 2011-2015 dhe 2016 e më vonë, vihet re një numër më i ulët banesash të banuara, me rreth 60,000 banesa gjithsej, duke treguar një ngadalësim të ritmit të ndërtimit ose migracion të lartë.

Nga ana tjetër, banesat më të vjetra, përpara vitit 1980, përbëjnë një përqindje më të vogël të inventarit të banesave të banuara. Vetëm rreth 40,000 banesa datojnë nga para vitit 1960, duke treguar se ndërtesat më të vjetra zënë një pjesë të vogël të hapësirës së banuar sot në Shqipëri./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI