Flash

Meloni nuk “dorëzohet”, javën tjetër niset drejt Gjadrit grup i ri me emigrantë

Lapsi.al 19 October 2024
Meloni nuk “dorëzohet”, javën tjetër niset drejt

Anijet e Rojes Bregdetare italiane me në bord 12 emigrantët e marrë nga qendra e pritjes së Gjadrit u larguan drejt Barit, por ky nuk është fundi i diskutimeve mbi fatin e nismës së shumëlëvduar të qeverisë italiane, përkundrazi.

Të premten, Gjykata e Romës shfuqizoi urdhrat për mbajtjen e këtyre emigrantëve në qendrën e pritjes në Shqipëri dhe tha se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali.

Refuzimi për të vërtetuar mbajtjen në strukturat dhe zonat shqiptare… ndodh për shkak të pamundësisë për të njohur shtetin e origjinës të personave të ndaluar si shtet të sigurte”, tha kryetarja e gjykatës Luciana Sangiovanni, duke shtuar se emigrantët “kanë të drejtë të sillen në Itali”. Por autoritetet italiane e bënë të qartë menjëherë se do të ankohen ndaj vendimit.

Kryeministrja Giorgia Meloni nuk tërhiqet, e mediat vendase thonë se javën që vjen, do të nisë një grup tjetër emigrantësh drejt Shqipërisë. Ministri italian i drejtësisë, Carlo Nordio u shpreh se “kjo është çështje që i takon politikës dhe nuk është përgjegjësi e magjistratëve”.

Reagimi i politikës nuk ka qenë kundër drejtësisë, por kundër vendimi me të cilin nuk jemi dakord e madje e konsiderojmë jonormal”, theksoi ministri duke folur me gazetarët në margjinat e një konference në Palermo.

Nuk mund të jetë drejtësia, shtoi ai, që e përkufizon nëse një shtet është më pak apo më shumë i sigurtë, është një vendim shumë i lartë politik. Ne do të marrim masa legjislative”, deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI