Flash

E fundit/ Plagoset me thikë në dorë dhe në fytyrë efektivi i policisë

Lapsi.al 19 October 2024
E fundit/ Plagoset me thikë në dorë dhe në fytyrë

Një efektiv policie është plagosur me thikë në fytyrë e dorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër, pasi blutë ka marrë njoftim për një rast dhune në familje.

Njoftimi i policisë:

"Rreth orës 20:15,  Patrulla e Përgjithshme ka shkuar  në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje. Në momentin që punonjësit e Policisë  kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas  ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë  dhe  ka dëmtuar lehtë  me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga  punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme. Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI