Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

SHBA: Vdekja e udhëheqësit të Hamasit, mundësi për “zgjidhje politike”

Lapsi.al 18 October 2024
SHBA: Vdekja e udhëheqësit të Hamasit, mundësi për

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se vdekja e udhëheqësit të Hamasit, Jahja Sinwar hap mundësinë për “zgjidhje politike” ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Shtëpia e Bardhë, Patsy Widakuswara, Presidenti Biden e bëri këtë deklaratë pak pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë Sinëarin, ideatorin e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, i cili ishte edhe shënjestra e fushatës njëvjepçare hakmarrëse të Izraelit në Gazë. Hamasi e konfirmoi vrasjen e udhëheqësit të tij duke e quajtur martir, ndërsa Hezbollahu, grupi tjetër militant i mbështetur nga Irani, u zotua sot se lufta kundër ofensivës izraelite në Liban po hynë në një fazë të re.

Udhëheqësi kryesor i Hamasit në Gazë, Jahja Sinwar me vite ndërtoi kapacitetet ushtarake të grupit militant. Që kur Hamasi, të cilin qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka shpallur organizatë terroriste, sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, Sinwari fshihej në tunelet nëntokësore të Gazës. Të enjten, Izraeli njoftoi se e kishte vrarë Sinwarin gjatë një operacioni në pjesën jugore të Gazës. Zyrtaret izraelitë publikuan një video-regjistrim, për të cilin thonë se tregon momentet e tij të fundit.

Kam një porosi të thjeshtë për banorët e Gazës: Kjo luftë mund të përfundojë që nesër, nëse Hamasi dorëzon armët dhe kthen pengjet”, deklaroi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ishte rrugës për në Gjermani kur u publikua lajmi. Ai i telefonoi kryeministrit Netanyahu për ta përgëzuar për vrasjen e Sinwarit.

“Tani është koha për të për bërë hapa përpara drejt armëpushimit në Gazë. Duhet të shkojmë drejt një qëndrimi nga i cila mund të përmirësojmë situatën për tërë botën”, deklaroi presidenti Biden.

Fushata ushtarake e Izraelit ka vënë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit, por gjithashtu ka vrarë dhjetëra mijëra civilë palestinezë.

Thirrjes e Presidentit Biden për t’i dhënë fund luftës i bëri jehonë edhe Nënpresidentja Kamala Harris.

“Duhet të përfundojë në atë formë që Izraeli të jetë i sigurtë, që pengjet të lirohen, që vuajtjeve në Gazë t’u vijë fundi dhe që palestinezët të jetësojnë të drejtat e tyre për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”, tha ajo.

Familjet e pengjeve izraelite që ende po mbahen nga Hamasi thanë se vrasja e Sinwarit e bën më urgjente nevojën e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi.

“Jeta e tyre është tani më në rrezik se kurrë. I bëjmë thirrje qeverisë izraelite dhe administratës amerikane që të veprojnë me shpejtësi dhe të bëjnë çfarëdo që duhet për arritjen e një marrëveshjeje me pengmarrësit”, deklaroi Orna Neutra, nëna e pengut izraelito-amerikan Omer Neutra.

Por përkundër trysnisë së shtuar ndaj qeverisë së kryeministrit Netanyahu, përfundimi i luftës në Gazë mund të mos jetë qëllimi kryesor i Izraelit aktualisht.

“Përqëndrimi i Izraelit dhe i Shteteve të Bashkuara tani është në Liban, ngaqë aktualisht është hapur mundësia për ta dobësuar shumë Hezbollahun. Këtë e dëshirojnë të gjithë aleatët e Shteteve të Bashkuara në rajon – Arabia Saudite, Egjipti dhe të tjerët”, thotë analisti politik Jonathan Rynhold nga Universiteti Bar-Ilan.

Të lodhur nga fushata njëvjeçare ushtarake e Izraelit, banorët e Gazës parashikojnë që vdekja e Sinwarit nuk do t’i jap fund luftës.

Ndërkohë që Izraeli vazhdon të përndjekë militantët e Hamasit, ekspertët e Kombeve të Bashkuara thonë se mbi 1.8 milionë njerëz, të cilët përbëjnë gati 90 për qind të popullsisë së Gazës, po përballen me uri.

Administrata e Presidentit Biden paralajmëroi këtë javë se mund t’i ndërpresë ndihmat ushtarake amerikane nëse Izraeli nuk u jep përgjigje nevojave humanitare në Gazë.

Të enjten ndihmat humanitare u hodhën nga ajri në Gazë. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se ndihmat janë pakësuar shumë që kur Izraeli rifilloi ofensivën në pjesën veriore të Gazës, duke e ndërprerë plotësisht futjen e ndihmave në atë pjesë./VOA

Të këshilluara

Tërmeti i fortë godet Greqinë

Ishulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të marte. Lëkundjet e tërmetir u ndjenë në 19:54. Sipas Institutit Gje...

18:53

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI