Flash

Nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje, grupi i PD-së kallëzon në SPAK Ndrecën dhe Gjonçajn

Lapsi.al 18 October 2024
Nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje, grupi i

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme deputetin socialist Plarent Ndrecën, pasi mori drejtimin e Komisionit Hetimor në Shëndetësi dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje. Gjithashtu grupi i PD-së ka kallëzuar edhe sekretarin e Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe punonjës të Gardës.

Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor për Check up dhe Sterilizimin të datës 8 Tetor, ku drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetari Ndreca, ndërsa kryetarja Albana Vokshi nuk ishte e pranishme në sallë.

I thirrur për t’u marrë në pyetje në seancën dëgjimore ishte Arben Gjata. Kujtojmë që Plarent Ndreca ka qenë avokat i dëshmitarit Arben Gjata për çështjen e “Sterilizimit”. Duke vlersuar situatën Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë kryetares së Sekretariatit të Etikës ku thekson;

“Komisioni Hetimor ndodhet në një situatë të paprecedent, të pandodhur asnjëherë më parë në historinë e Komisioneve Hetimore. Mbi 70% e anëtarëve aktualisht janë të dënuar e nuk lejohen që të hyjnë e të marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit”, thuhet në shkresë.

Në kërkesë thuhet se pamundësia e deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në Komision, e bën pyetjen e dëshmitarëve të paplotë dhe të pavlefshme. Gjithashtu argumentohet se deputetë të mazhorancës kanë përdodur një fjalor jo të denjë dhe jo etik ndaj një ligjvënësje të PD-së.

“Përdorimi nga disa deputetë pjesë të mazhorancës i një fjalori i padenjë dhe joctik ndaj një zonje deputete, e cila në rradhë të parë është një nënë dhe një grua, vlerësojmë se përben shkelje të rëndë të etikës parlamentare”.

 

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor më 18 tetor 2024

Sot, më 18 tetor 2024, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet 99 lekë. Dollari amerikan blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.7 lekë. Paundi britanik b...

09:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI