Flash

Ministri Hoxha: Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë

Lapsi.al 18 October 2024
Ministri Hoxha: Keqardhje për deputetët e opozitës të

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka theksuar në një deklaratë për mediat se policia ditën e djeshme në protestën e opozitës në Kuvend nuk ka qenë e armatosur.

Hoxha tha se ndjen keqardhje për deputetët e opozitës që sipas tij, ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës së Republikës. Ministri duke komentuar përplasje tha se policia dhe gardistët po bënin vetëm detyrën e tyre.

Më tej shtoi se mënyra e opozitës "për të intimiduar" mazhorancën nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.

"Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, djegies, shkatërrimit, goditjen e punonjësve të policisë nuk do të lejojmë. Në deklaratë e policisë së shtetit të dhënë dje, është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentative të nxjerrjes së armës. Në ligjin për tubimet është shprehur rastet e përdorimit të armës së zjarrit. Forcat nuk kanë pasur armë zjarri.

Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe Gardës së Republikës, në prag të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse ata janë atje për të mbrojtur institucionet kushtetuese. Forcat e Policisë së Shtetit që kanë qenë të planëzuar në shërbim, kanë qenë për të bërë detyrën. Ndjej keqardhje që forma dhe mënyra e intimidimit dhe e imponimit të kësaj mazhorance me mjete shkatërruese djegëse nuk është forma e duhur dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.", u shpreh ministri Hoxha.

Të këshilluara

Këmbimi valutor më 18 tetor 2024

Sot, më 18 tetor 2024, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet 99 lekë. Dollari amerikan blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.7 lekë. Paundi britanik b...

09:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI