Flash

Hyri për të vjedhur, kapet në flagrancë i riu brenda banesës

Lapsi.al 18 October 2024
Hyri për të vjedhur, kapet në flagrancë i riu brenda

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Shkodër, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar, një kaçavidë.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Sekuestrohet një kaçavidë, që iu gjet 24-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë brenda banesës, në tentativë për të vjedhur, shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor më 18 tetor 2024

Sot, më 18 tetor 2024, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet 99 lekë. Dollari amerikan blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.7 lekë. Paundi britanik b...

09:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI