Flash

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të përdoren si prova përgjimet e Sky Ecc

Lapsi.al 18 October 2024
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të

Kur Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk ka caktuar ende një datë për të shqyrtuar çështjen 'Sky Ecc' prej nga ku SPAK finalizoi dosjen 'Metamorfoza', Strasburgu është shprehur për një kazus të ngjashëm mbasi u vu në lëvizje nga dy shtetas britanikë të arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Strasburgu nuk e ka pranuar kërkesën e dy aplikantëve nën hetim si përdorues të aplikacionit EnchroChat, të cilët pretenduan se të dhënat ishin marrë në mënyrë të paligjshme nga autoritetet franceze dhe që më pas u përdorën në ndjekjen penale kundër tyre në Britani. Strasburgu deklaron se aplikantët nuk kanë shteruar mundësitë për t’iu drejtuar të gjitha shkallëve të gjykimit të brendshëm për të sfiduar marrjen dhe transferimin e të dhënave të tyre në Angli.

Sipas sugjerimit të Strasburgut duhet të ishte gjykata franceze, përderisa Franca ka juridiksion mbi çështjen, pasi operacioni i mbledhjes të të dhënave ishte kryer në territorin francez dhe të dhënat u ruajtën dhe u shpërndanë nga atje pavarësisht se disa prej tyre ishin individë jashtë Francës.

Por çfarë do të thotë për dosjet që po hetohen në Shqipëri ky konstatim i Strasburgut që referon gjykatën e brendshme franceze? Ajo që dihet është se në Francë, bisedat në Sky Ecc dhe në Enchro janë konsideruar të ligjshme nga gjykata e lartë franceze dhe Kasacioni atje, i cili në 5 shtator 2023 ka hedhur poshtë pretendimet se prokurorët francezë dështuan në detyrën e tyre për të siguruar një certifikatë për të verifikuar saktësinë e të dhënave Enchrochat të përdorura si prova në ndjekjen penale.

Në Shqipëri kjo do të thotë se teksa gjykata kushtetuese po mbledh qëndrimet e palëve mes tyre avokatë të të arrestuarve të 'Metamorfozës' dhe nga ana tjetër të SPAK, një tjetër lëvizje është ajo e grumbullimit të qëndrimeve të gjykatave të huaja, më kryesorja të Strasburgut dhe të gjykatave të tjera, ku do të përfshihet edhe vendimi i datës 17 tetor.

Të këshilluara

Këmbimi valutor më 18 tetor 2024

Sot, më 18 tetor 2024, euro do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet 99 lekë. Dollari amerikan blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.7 lekë. Paundi britanik b...

09:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI