Flash

Arsimi dhe shëndetësia e dobët ndikon negativisht në potencialin njerëzor në vend

Lapsi.al 18 October 2024
Arsimi dhe shëndetësia e dobët ndikon negativisht në

Kapitali njerëzor në Shqipëri po cenohet nga shërbimet e dobëta arsimore dhe shëndetësore. Këto shërbime në vend që të përmirësohen duket se janë përkeqësuar me tej duke bërë që potencialet e njerëzve që jetojnë në Shqipëri të ulen.

Banka Botërore në raportin e fundit rajonal vuri në dukje se, se në të gjithë Ballkanin edhe në Shqipëri kanë një rritje të prevalencave të sëmundjeve që janë duke ndikuar negativisht cilësinë dhe produktivitetin e njerëzve.

“Produktiviteti relativisht më i ulët i qytetarëve në vendet e Ballkanit shpjegohet me një prevalencë e lartë e faktorëve të rrezikut për shëndetin e të rriturve, mbi mesataret e rajonit ECA dhe BE.

Incidenca mesatare e obezitetit në mesin e popullsisë së rritur në Shqipëri është 22.3%, teksa mesatarja rajonale është 23 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 17 për qind në BE. Përqindja mesatare e të rriturve duhanpirës në rajon është 35 për qind, në Shqipëri 22.9 krahasuar me 28 për qind në ECA dhe 26 për qind në BE, ndërsa prevalenca i pirjes së duhanit është 28.9% në Shqipëri, ku mesatarja në rajon është 26 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 21 për qind në BE.

Në të gjithë rajonin, prevalenca e pirjes së duhanit dhe alkoolit është dukshëm më e lartë tek meshkujt se femrat, ndërsa prevalenca e obezitetit është pak më e lartë tek femrat.

Mirëpo mangësitë më të mëdha në potencialin njerëzor po krijohen nga cilësia e dobët e arsimit. Testet ndërkombëtare të studentëve kanë treguar se rezultatet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ishin ndër më të ulëtat në rajon.

Përtej rezultateve të ulëta të arsimit bazë, e njëjta performancë e dobët vërehet edhe në arsimin e lartë, ku cilësia është e ulët. Nota mesatare e cilësisë së universitetit në vendet e WB6 është 8.7 (në një shkallë nga 0 në 100, ku 100 korrespondon me universitetin më të lartë të renditur në botë), ndërsa mesatarja për ECA është 12.5, për BE-në është 28.8 dhe lideri në botë (Singapori) ka rezultatin 50.3.

Performanca e Rajonit mbështetet vetëm nga Serbia, e cila ka një notë mesatare të cilësisë universitare prej 22.6, ndërsa vendet e mbetura të Rajonit kanë dukshëm rezultate më të ulëta. Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor mesatarisht, 29 për qind e të rriturve të moshës 30-34 vjeç kanë një diplomë universitare, krahasuar me 33 për qind në ECA dhe 43 për qind në BE.

Banka Botërore vë në dukje se përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë është thelbësore që vendet të kalojnë drejt një modeli të ri të rritjes, i cili do t’i çojë ato në arritjen e statusit me ardhurave të larta./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me al...

07:15

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI