Flash

Andrew Garfield përballet me kritika, shkak Mel Gibson

Lapsi.al 18 October 2024
Andrew Garfield përballet me kritika, shkak Mel Gibson

Andrew Garfield është përballur me kritika pasi mbështeti publikisht, Mel Gibson.

Në një intervistë të fundit me People, Garfield, i cili luajti në filmin e vitit 2016 me regji të Gibson "Hacksaw Ridge", tha për punën me aktorin, "Në fakt, mësova shumë. Mësova se njerëzit mund të shërohen. Mësova se njerëzit mund të ndryshojnë, se njerëzit mund të marrin ndihmë. Mësova se të gjithë meritojnë respekt.”

"Hacksaw Ridge" është një dramë e Luftës së Dytë Botërore që fitoi një mori nominimesh për Oscar, duke përfshirë një nominim për aktorin më të mirë për Garfield.

Në vazhdim, aktori i "Under The Baner of Heaven" tha se kishte mësuar duke punuar me Gibson "që njerëzit meritojnë shanse të dyta, shanse të treta, shanse të katërta. Se askush nga ne nuk është i pagabueshëm.”

"Jo jo jo jo Andrew," tha një fans në X, dikur Twitter.

Një tjetër kritik shkroi, "Unë e dua Andrew - por jo për Gibson. Dhe unë jam i trishtuar që Andrew po e justifikon.”

Aktori i "Amazing Spider-Man", i cili është hebre, tha se kishte patur "biseda të thella dhe të rëndësishme" me Mel, i cili bëri komente antisemitike në vitin 2006 kur u arrestua për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Garfield vazhdoi, “Ai ka bërë shumë shërime të bukura me veten… ai është një regjisor i mrekullueshëm dhe mendoj se ai meriton të bëjë filma. Ai meriton të tregojë histori, sepse ka një zemër shumë, shumë të madhe, të dhembshur.”

Pas arrestimit të aktorit të "Braveheart" në vitin 2006, ai kërkoi falje publike duke thënë: "Dua t'u kërkoj falje të gjithëve në komunitetin hebre për fjalët e ashpra dhe të dëmshme që i thashë një oficeri të zbatimit të ligjit natën që u arrestiva për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.”

 

 

Të këshilluara

Chiara Ferragni akuzon Fedez për tradhëti?

Chiara Ferragni ka folur së fundmi për raportin e saj me Fedez. E ngacmuar në një intervistë me Striscia la Notizia për marrëdhënien e hapur me artistin, Fer...

19:45

Meghan Markle dhe Princ Harry drejt ndarjes?

Javët e fundit, Princ Harry ka qenë larg gruas Meghan Markle dhe dy fëmijëve të tyre Princit Archie dhe Princeshës Lilibet pasi bëri një sërë paraqitjesh publik...

20:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI