Flash

Chiara Ferragni akuzon Fedez për tradhëti?

Lapsi.al 17 October 2024
Chiara Ferragni akuzon Fedez për tradhëti?

Chiara Ferragni ka folur së fundmi për raportin e saj me Fedez.

E ngacmuar në një intervistë me Striscia la Notizia për marrëdhënien e hapur me artistin, Ferragni u përgjigj: "Nuk kemi qenë kurrë një çift i hapur. Vetëm nëse një çift i hapur quhet kur njëri tradhton dhe tjetri jo".

Dyshja  njoftuan ndarjen e tyre në fund të vitit 2022. Marrëdhënia e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së njerëzve, pasi çifti shpesh ndante jetën e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi dyshja patën një debat virtual pas publikimit të këngës së Fedez, kushtuar përfundimit të martesës së tij me Ferragni. Kjo e fundit përmes rrjetit social, Instagram shkroi:

"Sonte do të publikohet një këngë romantike false, pa sinqeritet. Një përpjekje flagrante për të shfrytëzuar momentin, një akt i dhunshëm, duke qenë se kanë qenë dhjetë muaj shumë të vështirë. Po mundohem të eci përpara pavarësisht gjithçkaje dhe vetëm kërkoj të jem jashtë këtyre lojërave.

Në shumë raste kam zgjedhur të hesht, ndoshta shumë, për të mbrojtur ata që më interesojnë dhe për të mbrojtur familjen time. Por tani jam e lodhur. E lodhur nga sulmet e paarsyeshme, thashethemet e pabaza dhe thashethemet helmuese. Mendoj se është koha t’i japim fund gjithë kësaj dhe të mund të jetoj në paqe, pa u tërhequr zvarrë në situata që nuk më takojnë as sot e as kurrë më”.

 

Të këshilluara

Meghan Markle dhe Princ Harry drejt ndarjes?

Javët e fundit, Princ Harry ka qenë larg gruas Meghan Markle dhe dy fëmijëve të tyre Princit Archie dhe Princeshës Lilibet pasi bëri një sërë paraqitjesh publik...

20:00

Lista e fituesve të BET Hip Hop 2024

Ceremonia e BET Hip Hop Awards u zhvillua më 8 tetor në Drai's Beachclub & Nightclub në Las Vegas, ku artistët u mblodhën për të festuar. Ceremonia u drejtu...

15:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI