Flash

Al Pacino: Arsyeja pse mora pjesë në The Godfather: Pjesa III

Lapsi.al 17 October 2024
Al Pacino: Arsyeja pse mora pjesë në The Godfather: Pjesa III

Al Pacino ka zbuluar  së fundmi arsyen e pjesëmarrjes së tij në filmin The Godfather: Pjesa III.

Në librin e tij të ri kujtimesh, Sonny Boy, Pacino, 84 vjeç, flet për vendimin e tij fillestar për të ripërsëritur rolin e tij të Michael Corleone në filmin më të mirëpritur të vitit 1974 The Godfather: Pjesa II, duke shkruar, "Isha në mëdyshje si të veproja dhe e kam kritkuar shumë veten".

"Kjo gjë nuk më ndodhi për Pjesën III," vazhdoi ai për filmin tjetër, i cili u publikua vetëm 16 vjet më vonë. "Zgjedhja nuk mund të ishte më e lehtë. Unë kisha probleme financiare. Francis gjithashtu. Ne të dy kishim nevojë për para."

The Godfather: Pjesa III fokusohet në përpjekjet e Michael për të çliruar familjen e tij nga sindikata e krimit të krijuar nga babai i tij, Vito Corleone (Marlon Brando). Pjesa tjetër e kastit përfshinte Diane Keaton dhe motrën e Francis Talia Shire, si dhe vajzën e tij Sofia Coppola në rolin e vajzës së Michael, Mary.

I realizuar me një buxhet prej 54 milionë dollarësh, The Godfather: Pjesa III fitoi 136.9 milionë dollarë në kinematë në mbarë botën, sipas Box Office Mojo. Sipas Katalogut AFI, vetë Pacino u pagua 8 milionë dollarë për filmin, plus 50,000 dollarë në ditë për gati një javë rixhirime.

Megjithatë, përveç parave, Pacino gjithashtu shkroi në librin e tij se "mendonte se do të ishte një sfidë interesante të përpiqesha të interpretoja Michael rreth 20 vjet pas historisë së filmit të mëparshëm dhe pothuajse po aq kohë që kur e kisha luajtur për herë të fundit. "

Aktori gjithashtu tregoi se  "kritikat për  Pjesën III ishin për ndjekjen e shpengimit të Michael", në krahasim me vazhdimin e të qenit personazhi që fansat e njihnin nga filmat e mëparshëm.

"Unë nuk mendoj se publiku donte që Michael të vazhdonte në film duke kërkuar falje për mëkatet e tij. Ata donin që Michael të vazhdonte të ishte Michael," shkroi ai. "Ata donin Kumbarin. Kjo është ajo që ne duam tek ai, apo jo? Djali që pamë në fund të Pjesës II ."

 

Të këshilluara

Meghan Markle dhe Princ Harry drejt ndarjes?

Javët e fundit, Princ Harry ka qenë larg gruas Meghan Markle dhe dy fëmijëve të tyre Princit Archie dhe Princeshës Lilibet pasi bëri një sërë paraqitjesh publik...

20:00

Lista e fituesve të BET Hip Hop 2024

Ceremonia e BET Hip Hop Awards u zhvillua më 8 tetor në Drai's Beachclub & Nightclub në Las Vegas, ku artistët u mblodhën për të festuar. Ceremonia u drejtu...

15:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI