Flash

Policia mësyn në 30 klinika estetike, sekuestrohet botox kontrabandë

Lapsi.al 16 October 2024
Policia mësyn në 30 klinika estetike, sekuestrohet botox

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion në dhjetëra klinika estetike në Tiranë duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme botoxi kontrabandë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Botulinum toxin”, është ushtruar kontroll i autorizuara nga Gjykata e Tiranës dhe janë gjetur në paligjshmëri 30 klinika estetike.

Vihet në pranga Mildon Kumaraku, administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat. Në pranga dhe administratoret e 2 klinikave Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

Si rezultat i veprimeve policore dhe hetimore, të kryera në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar për veprat “Kontrabanda me mallra të licencuara”, kryer në bashkëpunim, “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, dhe të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, finalizoi operacionin policor të koduar “Botulinum toxin”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhënë në kuadër të këtij operacioni, u kryen kontrolle në 30 subjekte private (klinika estetike). Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Për këtë paligjshmëri u arrestuan në flagrancë shtetasit Mildon Kumaraku, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj. Shtetasi Mildon Kumaraku është administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat. Ndërkaq, shtetaset Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Sarandë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në qytetin e Sarandës. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm pak kilometra larg qytetit dhe është n...

08:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI