Flash

Përfaqësues të ambasadës britanike vizitë në selinë e PD-së, takim me dy zyrtarë

Lapsi.al 16 October 2024
Përfaqësues të ambasadës britanike vizitë në

Sekretarja e parë e ambasadës britanike në Tiranë, shoqëruar me një përfaqësi po nga ambasada, ka vizituar sot selinë e Partisë Demokratike ku ka takuar dy zyrtarë të saj.

Konkretisht mësohet se diplomatja britanike është takuar me Ilda Zhulalin, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD dhe Ilir Alimehmetin, të cilët janë edhe keshilltarët e PD-së në Bashkinë e Tiranës.

Sekretarja e parë e ambasadës britanike është niveli më i lartë i përfaqësimit pas ambasadorit. Prej kohësh në Partinë Demokratike vizitat nga faktori ndërkombetar kanë qenë të pakta, kjo për shkak të shpalljes së Sali Berishës 'non grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Sarandë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në qytetin e Sarandës. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm pak kilometra larg qytetit dhe është n...

08:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI