Flash

Fshehu dy kallashnikovë dhe municion luftarak në lokalin e tij, në pranga 68-vjeçari

Lapsi.al 16 October 2024
Fshehu dy kallashnikovë dhe municion luftarak në lokalin e tij,

Policia ka vënë në pranga një 68-vjeçar në Lushnjë për armëmbajtje pa leje.

"Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një shtetas që kishte fshehur 2 armë zjarri kallashnikov, në tarracën e lokalit të tij. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim në masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 68 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në tarracën e lokalit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura 2 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Sarandë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në qytetin e Sarandës. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm pak kilometra larg qytetit dhe është n...

08:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI