Flash

Financimet e paligjshme të partive politike/ Celibashi: KQZ nuk mund t’i kontrollojë

Lapsi.al 16 October 2024
Financimet e paligjshme të partive politike/ Celibashi: KQZ nuk mund

Në Komisionin e Posaçëm të Dezinformimit po zhvillohet një seancë dëgjimore me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Ky i fundit ka folur për financimin e paligjshëm të partive, ku tha se KQZ nuk mund ta kontrollojë këtë, pasi nuk i ka instrumentet, por janë organet e drejtësisë që duhen të merren me këtë çështje.

Sipas Celibashit, duhet ndryshim i Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë poltike, që t’i jepet mundësia e verifikimit të financimeve të paligjshme në partitë poltike dhe më pas t’i adresojë ato në organet kompetente.

“Në lidhje me financimin e paligjshëm që lidhet kryesisht me financimin nga subjekte apo shtete te huaja, apo nga subjekte që në vetvete ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme, është e vështirë apo e pamundur për KQZ për të marrë informacion për këtë lloj natyre financimi. Sepse financimi nëpërmjet këtyre subjekteve apo për qëllime politike të partive dhe subjekteve zgjedhore është veprimtari që sanksionohet nga kodi penal. Procese të tilla kërkojnë angazhimin e institucioneve përkatëse për ndjekjen penale dhe zhvillimin e procesit penal.

Do të ishte naive për këdo që nëpërmjet mekanizmave të KQZ të merrte informacion dhe pastaj të vlerësonte apo monitoronte financime të cilat vijnë nga veprimtari të paligjshme, kriminale apo edhe nga shtete te huaja. S’ke asnjë lloj mekanizimi për të verifikuar pohimet publike, nëse është apo jo i vërtetë”, tha Celibashi.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Sarandë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në qytetin e Sarandës. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm pak kilometra larg qytetit dhe është n...

08:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI