Flash

Fansat, të zhgënjyer nga koncerti i Sabrina Carpenter: Zhgënjim

Lapsi.al 16 October 2024
Fansat, të zhgënjyer nga koncerti i Sabrina Carpenter: Zhgënjim

Fansat e Sabrina Carpenter kanë shprehur pakënaqësi pasi paguan 200 dollarë për vende që  nuk ekzistonin gjatë koncertit të saj “Short n’ Sweet” në United Center Arena në Çikago.

Një përdoruesee TikTok-ut, Kelsey, zbuloi se, pas arritjes në koncert, zbuloi se vendet e saj nuk ishin të disponueshme dhe stafi i lokalit u detyrua të organizonte një rregullim të minutës së fundit, duke sjellë karrige portative për t’i lejuar ata të ulen.

Pavarësisht se u ulën, ata nuk ishin në gjendje të shihnin skenën për shkak të distancës së madhe nga ajo. Kelsey ndau një video në TikTok, duke shprehur zhgënjimin e saj dhe duke i kërkuar ndihmë Sabrina Carpenter: ‘Të lutem, ne paguam 200 dollarë, çfarë po ndodh?’

Sabrina filloi turneun e saj Short N' Sweet muajin e kaluar, i cili mban emrin e albumit të saj të ri në studio të publikuar në gusht. Menjëherë pas fillimit të turneut, një përdorues i TikTok postoi një video nga fansat e një prej performancave të saj dhe pyeti: "A këndon ajo ndonjëherë live?"

Akuza e ashpër arriti të tërhiqte vëmendjen e Sabrinës dhe ajo hyri në seksionin e komenteve për të dhënë përgjigjen e saj.

Artistja shkroi nën videon e TikTok: 'Unë këndoj live çdo shfaqje. Do të dëshironit të flisnit me inxhinierët e mi të  audios.'

Albumi i saj Short 'N Sweet është bërë kryefjalë për këngën e tij Taste, një këngë që thuhet se synon Shawn Mendes dhe Camila Cabello.

Të këshilluara

Lista e fituesve të BET Hip Hop 2024

Ceremonia e BET Hip Hop Awards u zhvillua më 8 tetor në Drai's Beachclub & Nightclub në Las Vegas, ku artistët u mblodhën për të festuar. Ceremonia u drejtu...

15:33

Adriana Lima rikthehet në Victoria's Secret

Adriana Lima po rikthehet në sfilatën e Victoria's Secret. Në një video të shpërndarë në faqen e Victoria's Secret në Instagram, modelja 43-vjeçare njoftoi s...

18:00

Akuza të reja ndaj Sean "Diddy" Combs

Sean "Diddy" Combs po përballet me më shumë akuza për sulm se*sual dhe përdh*nim. Të hënën, më 14 tetor, avokati me bazë në Hjuston, Tony Buzbee, i cili thot...

15:19

Ndahet nga jeta reperi i njohur, Ka

Reperi Kaseem Ryan ka ndërruar jetë  në moshën 52-vjeçare. Familja e muzikantit  konfirmoi vdekjen e tij të hënën përmes  një deklarate në rrjetet sociale. ...

14:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI