Flash

Eurostat: Mbi 46% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social

Lapsi.al 16 October 2024
Eurostat: Mbi 46% e popullsisë është në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar të martën mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në Europë, bazohet tek të dhënat e vitit 2021 periudhë kjo kur në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qëndror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë Herzegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Europian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë europiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Nivelet më të larta të popullsisë në rrezik varfërie, sipas Eurostat u regjistruan në rajonet më të largëta franceze, në Italinë jugore dhe në rajonet rurale rumune. Sipas përcaktimeve të Eurostat “rreziku për të qenë i varfër” përfshin ata persona që janë të privuar rëndë nga ana materiale dhe sociale dhe jetojnë në familje me të ardhura shumë të ulëta nga punësimi.

Sipas Instituti shqiptar të Statistikave (INSTAT) kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2022 është vlerësuar me 225.931 lekë në vit, në krahasim me 191.791 lekë në vit që ishte në vitin 2021.

Po sipas INSTAT në vitin 2021 janë vlerësuar 622,705 individë që jetonin nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa vitin 2022 janë vlerësuar rreth 576,316 individë./VOA

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI