Flash

Dosja "Partizani" në GJKKO, zgjidhet magjistratja që do të gjykojë kreun e PD-së

Lapsi.al 16 October 2024
Dosja "Partizani" në GJKKO, zgjidhet magjistratja që do

Gjykata e Posaçme hodhi sot shortin për të caktuar trupën gjykuese për dosjen ‘Partizani’. Magjistratja Flojera Davidhi është e zgjedhura me short për të gjykuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Bëhet me dije se në listën e 10 gjyqtarëve nuk u përfshi emri i Irena Gjokës, e cila ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.

SPAK ka mbyllur dje hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke dërguar për gjykim Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe noteren Andia Pustina. Dosja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme dhe Flojera Davidhi do duhet të vendosë nëse kalon ose jo për gjykim.

Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim".

Biznesmenit Fatmir Bektashi, po ashtu iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja, si dhe noteres Andia Pustina, ortakë dhe lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin. Lideri i opozitë dhe dhëndri i tij e kanë cilësuar procesin si politik dhe akuzat ndaj tyre si të sajuara nga "prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës".

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Sarandë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në qytetin e Sarandës. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm pak kilometra larg qytetit dhe është n...

08:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI