Flash

Djegia e karrigeve në Kuvend/ Zbulohet fatura financiare e dëmeve

Lapsi.al 16 October 2024
Djegia e karrigeve në Kuvend/ Zbulohet fatura financiare e dëmeve

Është bërë publike fatura financiare të dëmeve nga seanca e 30 shtatorit, ku përveç revoltës brenda godinës së Parlamentit, deputetët e opozitës dogjën në formë proteste edhe karriget në oborr. Mësohet se fatura me dëmet e shkaktuar mbart shifrën totale të 764.922 mijë lekëve.

Gjithashtu bëhet me dije se përgjegjës për dëmet cilësohen deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti. Konkretisht Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë; Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë; Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë dhe Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë. Gjithashtu bëhet me doje se nëse deputetët nuk zhdëmtojnë, paratë u mbahen nga rroga.

Fatura, dëmet e shkaktuara në shumën 764.922 mijë lekë:

Përgjegjës për dëmet deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.

G. Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë

F. Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë

B. Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë

E. Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë

Deputetët afat për zhdëmtimin deri në datë 20 Nëntor

Nëse deputetët nuk zhdëmtojnë, paratë u mbahen nga rroga

Në seancën e 30 shtatorit u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të salles së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Sarandë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në qytetin e Sarandës. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm pak kilometra larg qytetit dhe është n...

08:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI