Flash

Deputeti italian: Pakti me Melonin do dështojë

Lapsi.al 16 October 2024
Deputeti italian: Pakti me Melonin do dështojë

Deputeti opozitar italian, Riccardo Magi ka deklaruar se marrëveshja e dy kryeminstrave Edi Rama dhe Georgia Meloni nuk do të ketë asnjë efekt për zgjidhjen e problemit të emigracionit dhe bëhet vetëm për propagandë. Madje, sipas deputetit italian, ky operacion do të dështojë dhe Shqipëria do të paguajë një kosto si në reputacion ashtu edhe në raport me BE-në. Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti italian Magi tha se pakti i Ramës me Melonin nuk do të funksionojë.

“Sot po ndodh diçka historike por jo në aspektin pozitiv, po ndodh diçka që nuk ndodhte që nga lufta e Dytë Botërore që qytetarët e huaj të dëbohen në qendra koloniale në një vend të huaj. E gjitha kjo bëhet për një operacion propagande nga qeveria italiane. Sot pamë një patrullues të marinës italiane të sillet 16 persona, ndërkohë që një ditë më parë mbërritën në Itali 1 mijë emigrantë, dhe këta 16 u sollën me kosto shumë të madhe për taksapaguesit italianë. Ne jemi të bindur se kjo marrëveshje do të hasë shumë probleme me gjykatat italiane, këta janë njerëz që nuk kanë kryer krime dhe mbyllja e tyre në qendra burgimi… Nuk do ketë asnjë efekt për zgjidhjen e problemit të emigracionit dhe bëhet vetëm për propagandë.

Shqipëria e ka pranuar këtë marrëveshje për shkak të miqësisë por ka rreziqe edhe për Shqipërinë se nëse rezulton siç parashikojmë se që kjo marrëveshje do jetë një dështim, deri më sot kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh dhe lan duart nga çështjet juridike, por nëse ky operacion do të dështojë dhe shpresojmë që po, edhe Shqipëria do paguajë një kosto si në reputacion dhe në raport me BE. Për një vend si Shqipëria imazhi dhe marrëdhënia me BE nuk janë gjëra pa rëndësi dhe nuk është diçka pozitive që të pranojë që vende të tjera të hapin burgje në territorin e saj”, tha deputeti italian.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI