Flash

Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren

Lapsi.al 15 October 2024
Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Prokuroria kërkon 7 vite burg

Prokuroria e Tiranës ka shpallur konkluzionet përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së Covid 19. Organi i akuzës, ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale, të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjellë pasoja të rënda.

Ndërkohë bëhet me dije se prokuroria ka kërkuar nga gjashtë vite burgim për infermierët Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj, ato akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjetër Rukije Hoxhaj. Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigativ dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjareve të pacientëve që ishin të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, duke u marrë para në kërkim të shërbimit.

Po ashtu “Tire” u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19. Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësor është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prej 2021-shit kur u zbulua skema me pacientët me Covid.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI