Flash

E vërteta e incidentit mes Selma Hayek dhe Nicole Kidman

Lapsi.al 15 October 2024
E vërteta e incidentit mes Selma Hayek dhe Nicole Kidman

Nicole Kidman dhe Salma Hayek u bënë virale këtë javë për atë që dukej të ishte debat i kapur në video, por një burim i thaPEOPLE se incidenti është keqinterpretuar.

Pasi një video e rishfaqur e çiftit në shfaqjen Balenciaga më 30 shtator ndezi debat në internet, një burim që ishte aty i tha PEOPLE se  "asgjë nuk ndodhi".

“Po bombardoheshin nga kamerat  teksa ishin në mes të një bisede”, shton insajderi. "Njerëzit po shikojnë klipe dhe po bëjnë një histori nga asgjëja."

Në video, aktoret dhe Katy Perry, shihen duke pozuar për foto. Hayek  vendos një krah në trupin e Kidman për ta pozicionuar atë në dukje në mënyrë që ajo të jetë përballë fotografëve. Kjo është kur Kidman heq dorën e Hayek, largohet prej saj për të përqafuar Perry dhe më pas shkëmben disa fjalë me aktoren.

Përfundimisht, Nicole largohet ndërsa Hayek dhe Perry vazhdojnë të bëjnë foto.Një tjetër klip tregon dyshen duke buzëqeshur së bashku . Një burim i afërt me aktoret  thotë për PEOPLE, "E gjithë kjo situatë është marrëzi. Salma dhe Nicole e duan dhe e respektojnë njëra-tjetrën."

Shfaqja e Balenciaga shënoi paraqitjen e parë të Nicole që nga vdekja e nënës së saj, Janelle Ann Kidman, në shtator. Aktorja u shfaq gjithashtu me vajzën e saj, Sunday Rose, 16 vjeç, e cila bëri debutimin e saj gjatë shfaqjes së modës Miu Miu më 1 tetor.

 

 

 

Të këshilluara

Adriana Lima rikthehet në Victoria's Secret

Adriana Lima po rikthehet në sfilatën e Victoria's Secret. Në një video të shpërndarë në faqen e Victoria's Secret në Instagram, modelja 43-vjeçare njoftoi s...

18:00

Akuza të reja ndaj Sean "Diddy" Combs

Sean "Diddy" Combs po përballet me më shumë akuza për sulm se*sual dhe përdh*nim. Të hënën, më 14 tetor, avokati me bazë në Hjuston, Tony Buzbee, i cili thot...

15:19

Ndahet nga jeta reperi i njohur, Ka

Reperi Kaseem Ryan ka ndërruar jetë  në moshën 52-vjeçare. Familja e muzikantit  konfirmoi vdekjen e tij të hënën përmes  një deklarate në rrjetet sociale. ...

14:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI