Flash

Arrestohet në Teheran gazetari me shtetësi amerikano-iraniane, zbardhen akuzat

Lapsi.al 15 October 2024
Arrestohet në Teheran gazetari me shtetësi amerikano-iraniane,

Një ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL), i cili u kthye në Iran pas shumë vjetësh jashtë vendit, është arrestuar në Teheran, tha një burim për REL-in më 15 tetor.

Reza Valizadeh, i cili ka shtetësi të dyfishtë iraniane dhe amerikane, u arrestua rreth tri javë më parë dhe përballet me akuza, përfshirë për bashkëpunim me media në gjuhën persishte jashtë vendit, tha njëri nga të afërmit e tij për REL-in.

Zyrtarët iranianë nuk e kanë komentuar ende arrestimin e Valizadehit.

Valizadeh e la punën si anëtar i stafit të Radios Farda të REL-it në nëntor 2022 dhe qëndroi jashtë vendit për një kohë.

Në postimin e tij të fundit në X më 13 gusht, Valizadeh tha se kishte udhëtuar për në Teheran më 16 mars.

Ai tha se bisedimet “kishin mbetur në gjysmë” me agjencinë inteligjente të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, por në fund u kthye në Iran pas 14 vjetëve duke marrë përgjegjësinë mbi supet e veta dhe “pa asnjë letër besimi, qoftë verbalisht”.

Nuk është e qartë se në çfarë rrethanash e shkroi këtë postim.

Shumë iranianë me shtetësi të dyfishtë janë arrestuar nga agjencitë e sigurimit dhe janë akuzuar për kryerjen e krimeve të ndryshme. Shumica e pronave të tyre janë konfiskuar apo bllokuar, dhe në disa raste, pjesëtarët e familjeve të tyre brenda Iranit janë përballur me trysni për t’i detyruar këta njerëz të kthehen në Iran.

Irani akuzohet se u bën trysni qeverive të huaja t’i plotësojnë kërkesat e tij duke i arrestuar jashtëligjshëm, apo duke i “marrë peng” shtetasit e huaj, përfshirë ata me shtetësi të dyfishtë. /rel

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI