Flash

Të dhënat e Cens 2023: 108 mijë banesa të banueshme pa rrjet uji, zënë 15 % të totalit

Lapsi.al 14 October 2024
Të dhënat e Cens 2023: 108 mijë banesa të banueshme pa rrjet

Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, por cilësia e ndërtimeve për një pjesë të madhe të banesave në të cilat jetojnë njerëz është jashtë kërkesave të kohës. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se 108 mijë banesa nga 726 mijë të tilla që janë të banueshme nuk kanë rrjet ujësjellësi brenda.

Siç shihet nga tabela bashkëngjitur, 28,899 shtëpi të banueshme më 2023 e kishin rrjetin e ujësjellësit jashtë banesës. Ndërsa rreth 72 mijë banesa të tjera e kishin rrjetin e ujësjellësit brenda ndërtesës, por jo në banesën ku banojnë njerëzit. Rreth 7000 mijë banesa në të cilat jetojnë njerëz nuk kanë asnjë lloj sistemi furnizimi me ujë. Mungesa e aksesit total në ujë tregon për varfëri ekstreme.

Sipas të dhënave të INSTAT, hyrjet dhe shtëpitë e banueshme pa ujë brenda zënë rreth 15% të totalit të banesave të banueshme. Cens 2023 mblodhi informacion mbi numrin e banesave të zakonshme dhe karakteristikat e tyre, duke përfshirë shërbimet bazë, sipërfaqen e përdorur për banim dhe periudhën e ndërtimit.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0% të këtyre banesave, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0%).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1%) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9% banesa të zakonshme të pabanuara. Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3% për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4% për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8%.

Rreth një e katërta (26,1%) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20-vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5%, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4%./ Monitor

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI