Flash

Sulmet izraelite, vritet një tjetër gazetar në Gaza

Lapsi.al 14 October 2024
Sulmet izraelite, vritet një tjetër gazetar në Gaza

Një gazetar tjetër palestinez ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës. Siç raportohet Ayman Muhammed Ruwayshid, i cili punonte si kameraman për Televizionin Aksa, humbi jetën në sulmin e forcave izraelite.

Me këtë, numri i përgjithshëm i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 173.

Gjithashtu në njoftimin e zyrës për media apelohet deri te komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare të lidhura me median që të kalohet në veprim për zbatimin e sanksioneve parandaluese ndaj Izraelit, me qëllim ndaljen e vrasjeve të gazetarëve palestinezë dhe gjykimin e Izraelit në gjykatat ndërkombëtare për shkak të krimeve që ka kryer.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI