Flash

Kanye West kërkoi të flinte me të, reagon mamaja e Bianca

Lapsi.al 14 October 2024
Kanye West kërkoi të flinte me të, reagon mamaja e Bianca

Nëna e Bianca Censorit, Alexandra Censori, ka reaguar së fundmi ndaj deklaratës së ish-punonjëses së  Kanye West

Alexandra i tha Daily Mail se kërkon privatësi e se nuk do të përfshihet në këtë skandal.

Përgjigja e saj vjen pasi ish-asistentja, Lauren Pisciotta e paditi Kanye-n, duke pretenduar se ai e drogoi atë dhe e sulmoi seksual gjatë një  feste të bashkë-organizuar nga Diddy.

Pisciotta, e cila punoi me West nga viti 2021 deri në vitin 2022, gjithashtu pretendoi në padi se krijuesi i hiteve i dërgoi asaj një foto të një bisede midis tij dhe gruas së tij Bianca, ku ai i shkroi një mesazh: “Dua të kryej marrëdhënie me nënën tënde, para se ajo të largohet.”

Bianca u takua me Kanye kur ajo filloi të punonte në Yeezy në nëntor 2020 Dyshja u martuan fshehurazi në dhjetor 2022 – një muaj pasi  reperi zgjidhi divorcin e tij me Kim Kardashuan. Kur u publikua lajmi – që nuk dihej se ishte e ligjshme në atë kohë – një burim i brendshëm i tha Page Six se lidhja e re e West e bëri nervoz familjen Kardashian.

“Ata po presin të shohin nëse ai paraqet dokumentat ligjore”,tha burimi. “Ata janë nervozë sepse nëse është e vërtetë, ajo do të jetë në jetën e fëmijëve.”

Të këshilluara

T.I heq dorë nga koncertet?

T.I ka zbuluar së fundmi  se nuk dëshiron të performojë më live teksa vizitonte shfaqjen e pasdites të 96.1 the Beat të enjten. T.I. dhe Young Dro u ulën me ...

11:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI