Flash

Hyri ilegalisht në Itali për të vjedhur banesa, arrestohet 41-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 14 October 2024
Hyri ilegalisht në Itali për të vjedhur banesa, arrestohet

Një 41-vjeçar shqiptar që kishte hyrë ilegalisht në Itali, u arrestua dje nga policia e Benevento. Ai akuzohet jo vetëm për kundërshtim të oficerëve në aksion, por edhe si i dyshuar për vjedhje banesash, teksa iu gjetën pajisje dhe çelësa për hapjen e bravave. Sipas mediave italiane rreth orës 20:00, patrullat lokalizuan 2 persona të dyshimtë, të cilët po endeshin jo shumë larg stadiumit “Vigorito”.

Teksa po shkonin drejt një makine, ku i priste personi i tretë, të rinjtë pikasën afrimin e policëve dhe ikën me vrap nëpër rrugica. Shoferi mori arratinë me një shpejtësi, duke rrezikuar edhe policët. Pas ndjekjes me patrulla të tjera, mjeti u bllokua drejt “Telese Terme”, në komunën e Pontes. Drejtuesi i makinës ishte pikërisht 41-vjeçari i arrestuar. Brenda në mjet iu gjetën edhe pajisjet, mes tyre edhe mallra që dyshohen si të vjedhura nëpër banesa.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI