Flash

Emigrantët mbërrijnë në Shqipëri këtë javë, ministri italian: Qendrat si në vendin tonë

Lapsi.al 14 October 2024
Emigrantët mbërrijnë në Shqipëri këtë

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka deklaruar se këtë javë do të mbërrijnë emigrantët e parë në kampin e Gjadrit. Piantedosi, teksa fliste në një aktivitet në Firence, tha se nuk do të ketë ndonjë ceremoni për hapjen e qendrave.

Ai garantoi se qendrat në Shqipëri do të jenë të ngjashme për nga standardet me ato të hapura në Itali. Po ashtu Piantedosi ka shtuar se emigrantët do të kenë të garantuar sigurinë dhe të drejtat e tyre deri në shqyrtimin e kërkesës për azil.

“Ne presim të fillojmë javën e ardhshme. Ne realisht presim që njerëzit e parë të dërgohen në qendrat në Shqipëri javën e ardhshme. Nuk do të ketë prerje shiriti. Qendrat janë të ngjashme me ato në Itali, nuk ka tela me gjemba, ka kujdes shëndetësor", tha ministri italian.

Gjatë këtyre ditëve, mediat italiane i kanë dedikuar artikuj të shumtë kësaj çështjeje duke paralajmëruar hapjen e qendrave të pritjes së emigrantëve. Ato shkruajnë se këto të fundit kanë mure rrethuese, kamera përgjatë perimetrit, një pajisje sigurie brenda, ku zbatohet juridiksioni italian dhe forcat e policisë italiane do të garantojnë rendin.

Sipas tyre, do të ketë gjithashtu staf të UNHCR-së për të monitoruar respektimin e të drejtave të refugjatëve. Kërkesat për azil do të shqyrtohen brenda 4 javësh. Gjithashtu shtohet se janë planifikuar lidhje me videokonferencë me gjykatën e Romës për seancat e vlerësimit të paraburgimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI