Flash

Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran

Lapsi.al 13 October 2024
Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të sulmojë pikat ushtarake

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në instrastruktrës ushtarake dhe të energjisë. Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura ngha Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin - grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - në Gazë.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit. Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të përgjigjet ndaj sulmit të Iranit, të kryer më 1 tetor, i cili ka nisur si shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve ushtarak izraelite në Gazë dhe Liban, si dhe vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Nuk ka sinjale që Izraeli do të shënjestrojë zonat bërthamore, apo të kryejë vrasje individuale, ka raportuar NBC, duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti. Sipas raportimeve, Izraeli ende nuk ka marrë vendim përfundimtar se kur dhe si të veprojë. Konflikti në mes të Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut ka nisur një vit më parë, kur Hezbollahu ka nisur të lëshojë raketa në veri të Izraelit, pas nisjes së luftës në Gazë.

Hezbollahu ka thënë të dielën se është duke luftuar forcat izraelite që po tentojnë të infiltrohen në fshatin Ramja, në jug të Libanit. Ushtria izraelite, në anën tjetër, ka thënë se vazhdon operacionet në jug të Libanit për të shkatërruar “infrastrukturën terroriste”./ REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI