Flash

Tentoi të fshihte plagosjen me thikë të 26-vjeçarit, pezullohet nga detyra mjeku në Elbasan

Lapsi.al 13 October 2024
Tentoi të fshihte plagosjen me thikë të 26-vjeçarit,

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “detyrim paraqitjeje” për mjekun 32-vjeçar Klidid Dodi i arrestuar një ditë më parë për "shpërdorim detyre" pasi akuzohet se ka tentuar të fshehë një tentativë vrasje. Gjithashtu mësohet se gjykata e ka pezulluar nga detyra mjekun dhe i ka ndaluar atij të largohet nga Shqipëria.

Një i ri 26-vjeç u plagos me thikë në lagjen “Haxhias” në Elbasan mesnatën e së premtes, ndërkohë mjeku që ka pritur pacientin nuk ka shënuar asnjë të dhënë në kartelën e tij mjekësore. Po ashtu ai ka refuzuar t’i dorëzojë kartelën mjekësore punonjësve të policisë të cilët po hetonin ngjarjen e rëndë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI