Flash

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Po përdoresha si peng!

Lapsi.al 13 October 2024
Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Po përdoresha si peng!

Julia Fox ka kujtuar sërish romancën e saj me Kanye West.

Në një  intervistë për revistën “The Times Weekend Magazine”, aktorja  ka deklaruae  se  ishte ‘përdorur si peng’ nga West gjatë marrëdhënies së tyre, ndërsa ndau keqardhjen e saj për romancën e tyre jetëshkurtër.

“Më vjen shumë keq për këtë marrëdhënie. E urrej! Ishin vetëm disa javë, por mjaftuan për të më zgjatur gjithë jetën”, u shpreh Fox.

Ajo vazhdoi: “Unë isha në pozicionin më të pakëndshëm në jetën time dhe kjo do thotë shumë. Nuk dua të njihem si e dashura e askujt. Nuk ishte ideja ime që lidhja të ishte publike. Dhe pastaj “boom”, u bë pas shpine. E kuptova shumë shpejt se po përdoresha si peng”.

Fox, 33, dhe West, 46, u panë për herë të parë duke kaluar kohë së bashku natën e Vitit të Ri në Miami në vitin 2021 – 10 muaj pasi Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga themeluesi i Yeezy. Dyshja më pas bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq me veshje të njëjta  në shfaqjen e modës Kenzo Vjeshtë/Dimër 2022/2023 si pjesë e Javës së Modës në Paris në Paris.

Në shkurt 2022, Ye ndihmoi Fox-in të festonte ditëlindjen e saj të 32-të në restorantin Lucien të New York City, ku ai i dhuroi aktores – dhe pesë miqve të saj – çanta Hermés Birkin. Në fund të muajit ata i dhanë fund lidhjes.

“Julia dhe Kanye mbeten miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por ata nuk janë më bashkë”, tha përfaqësuesi i saj për Page Six në atë kohë.

Aktorja e “No Sudden Move” më vonë zbuloi  se ishte në lidhje me fituesin e Grammy vetëm për ta “larguar atë nga çështja e Kim”.

 

 

 

Të këshilluara

T.I heq dorë nga koncertet?

T.I ka zbuluar së fundmi  se nuk dëshiron të performojë më live teksa vizitonte shfaqjen e pasdites të 96.1 the Beat të enjten. T.I. dhe Young Dro u ulën me ...

11:05

Martesa e Kanye West dhe Censori në krizë?

“Pritshmëritë e mëdha” të Kanye West për gruan e tij, Bianca Censori, thuhet se kanë shkaktuar një përçarje në martesën e tyre. Çifti, i cili u martua në dhj...

15:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI