Flash

Berisha: Me ardhjen në pushtet PD do të vendosë minimumin jetik 200 euro

Lapsi.al 13 October 2024
Berisha: Me ardhjen në pushtet PD do të vendosë minimumin jetik

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështësve të mbledhur si çdo natë poshtë banesës së tij.

Berisha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet, akti i parë do të jetë vendosja e minimumit jetik, 200 euro. Ai shtoi më tej se nuk do të ketë në Shqipëri, pension nën 200 euro, nuk do të ketë bursë studentësh ndën 200 euro dhe se, rroga minimale do të rritet në 500 euro.

Sipas kryedemokratit paratë të zbatuar këto vendime do tju merren atyre që ai i quajti "hajdutë".

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për ju, misionaret dhe misionarët e kauzës së drejtë të shqiptarëve. Për oratorët e fjalës së lirë të kësaj platforme që shpërndajnë në mendjet dhe zemrave të qytetarëve shqiptarë, dritën e të vërtetës së këtij realiteti që po përzë çdo ditë shqiptarët nga dheu i tyre, por që ngjallë gjithashtu frymëzim, guxim dhe shpresë te populli opozitar në betejën e tij pa kthim, gjer në fitore.

Kanë dy ditë që buritë e propagandës së mashtrimit bien në të katër anët, pas premtimeve solemne që bëra këtu para jush se, me fitoren e opozitës dhe PD-së akti i parë do të jetë vendosja e minimumit jetik, 200 euro dhe se nuk do të ketë në Shqipëri, pension ndën 200 euro, nuk do të ketë bursë studentësh ndën 200 euro dhe se, rroga minimale do të rritet në 500 euro.

Ata të cilët sot marrin një rrogë mujore sa 30 pensionistë dhe vjedhin ditë e natë shqiptarët, atë të cilët marrin sa 30-40 madje edhe 60 pensionistë, ata u kanë rënë këto ditë burive, përqeshjeve, sarkazmave dhe pyetjeve se ku do ti gjejë ky ato para.

Tani ftoj të gjithë ata të cilët këtë pyetje e shtrojnë me seriozitet. Se vërtetë mendojnë se ato para është vështirë të gjinden.

Unë i garantoj se ata para gjendjen edhe në buxhetin e këtij viti. Se ato para gjenden edhe pa hequr nga plani i punëve publike asnjë kilometër rrugë, asnjë shkollë, asnjë kopsht, asnjë spital, asnjë çerdhe. Po ku do mirren atëherë këto para? Do u merren të gjitha hajdutëve, hajdutëve, hajdutëve të pashpirtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI