Flash

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

Lapsi.al 12 October 2024
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga polica e Tiranës pasi u kap në makinë teksa po lëvizte me armë në zonën e Laprakës. Ndalimi i tij u bë pasi një informacion i mbërritur në polici kishte njoftuar për një person që qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës.

"Shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet tip "Audi" me drejtues shtetasin Xh. S., dhe pasagjer shtetasin K. K. Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit K. K., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me 2 krëhra dhe municion luftarak' informoi sot policia.

Operacioni u kodua "Fast" dhe u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI