Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

BIRN: Proceset gjyqësore të aferës së incineratorëve bllokohen në Apel

Lapsi.al 12 October 2024
BIRN: Proceset gjyqësore të aferës së incineratorëve

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka pasur të pamundur që të hapë shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurve për aferat e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit për shkak të mosparaqitjes së avokatëve apo kërkesave të tyre për shtyrje.

Seanca e radhës për procesin e incineratorit të Fierit u shty të premten më 11 tetor, pasi përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, avokati Julian Mërtiri, nuk ishte i pranishëm. Kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Engert Pëllumbi sqaroi se avokati Mërtiri kishte kërkuar shtyrjen e seancës, pasi e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore. Ai kishte paraqitur dhe dokumentacionin që vërtetonte paaftësinë për punë për tre ditë.

Sipas gjyqtarit Pëllumbi, edhe avokati i Kokës i caktuar kryesisht, Denis Karaj kishte lajmëruar se nuk mund të paraqitej në seancë, pasi ishte për udhëtim jashtë shtetit dhe kishte dërguar me email foto të biletave të udhëtimit. As vetë i pandehuri Koka nuk ishte i pranishëm në sallë.

Megjithëse të gjithë të pandehurit e tjerë në proces kishin të pranishëm përfaqësuesit e tyre ligjorë, mungesa e mbrojtësve të Kokës e bëri të pamundur vijimin e seancës. Trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi dhe vendosi shtyrjen e seancës për më datë 18 tetor, në orën 11:00.

Me justifikime të ngjashme janë shtyrë pa rezultat 11 seanca prej 14 majit për çështjen e incineratorit të Fierit. Po ashtu, me kërkesë të avokatëve apo mospranisë së tyre janë shtyrë edhe 8 seanca për incineratorin Elbasanit, prej 5 qershorit e në vijim.

Shumica e të pandehurve për aferat e incineratorëve kanë lënë qelitë, pasi dënimet e dhëna në shkallën e parë janë përmbushur me kohën e paraburgimit, ndërsa për të tjerë të akuzuar në këto çështje, mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, vijon që ditët e burgut që po bëjnë t’u numërohen me një ditë e gjysmë.

Sipas nenit 57 të Kodit Penal, një ditë paraburgim është baraz me një ditë e gjysmë burgim të zakonshëm. Në këto kushte, qëndrimi në paraburgim shkurton qëndrimin në qeli të të pandehurve që nuk janë liruar ende. Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit u shpallën fajtorë më 25 shtator 2023.

Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, shumica e të akuzuarve të shpallur fajtorë lanë qelitë pasi gjykata konvertoi dënimet e tyre me shërbim prove ndërsa në burg mbetën vetëm Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe Loran Duzha, ish-administrator i koncesionit të Fierit.

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, kur u dënua me 6 vite e tetë muaj burg. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj akuzave. Koka u gjykua veçmas dhe për incineratorin e Elbasanit, ku dhe në këtë rast u deklarua fajtor me vendim të datës 5 tetor 2023 dhe u dënua m 5 vjet e 8 muaj burgim.

Biznesmeni Klodian Zoto, i cili gjendet në arrati që kur u shpall në kërkim në dhjetor të vitit 2021, mori dënimin më të lartë me 8 vjet burg për aferën e incineratorit të Fierit. Mes të dënuarve është dhe ish-deputeti Partisë Socialiste, Alqi Bllako./ BIRN

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI