Flash

Athinë/ Zbulohet arsenal ārmësh në një banesë, policia: Të lidhura me Ermal Mekon

Lapsi.al 12 October 2024
Athinë/ Zbulohet arsenal ārmësh në një banesë,

Policia greke ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë në Aharnon të Athinës, ndërsa ngjarjen e lidh me arrestimin e 37-vjecarit Ermal Meko nga Berati. Ky i fundit u kap mbrëmjen e 2 tetorit në të njëjtën zonë me 2 granata, 2 ndezësa dhe 58 fishekë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u largua me vrap dhe mbetet ende i paidentifikuar.

Siç informon sot policia greke, në kuadër të të njëjtit hetim, është ushtruar kontroll në një banesë në Aharnon ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 mjete shpërthyese të improvizuara, 5 mekanizma ta improvizuara për vonesë kohore, 5 granata, 4459 fishekë, 1 armë zjarri e improvizuar, 25 fishekzjarre, 6 silenciatorë, 3 jelekë antiplumbë, dylbi arme, bajonetë, pjesë armësh, 2 thika, grirëse metalike, 70 krehëra, 8 mbajtëse krehërash.

Policia greke po heton qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali armësh dhe po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit të Ermal Mekos. 37-vjecari rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2011 për një sërë akuzash të rënda përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë por edhe grabitje e drogë dhe u dënua me 53 vjet burg, por kreu vetëm 8 pasi u lirua në 11 korrik 2019 dhe u riatdhesua në Shqipëri. Ai rezulton të jetë rikthyer në Greqi me të njëjtin emër, por me mbiemër të ndryshuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI