Flash

Sinjalizoi policinë për “shtëpinë e barit”, ish-deputeti shfaqet në magazinën e Selitës

Lapsi.al 11 October 2024
Sinjalizoi policinë për “shtëpinë e barit”,

Sinjalizoi policinë për “shtëpinë e barit”, ish-deputeti shfaqet me policinë në magazinën ku u gjetë droga. Në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm, policia ka arrestuar 7 persona, mes tyre edhe tre punonjës të OSHEE. Ndërsa u shpall në kërkim organizatori i këtij aktiviteti, 46-vjeçari Saimir Karaj.

Karaj është daja i Erlind Tresës, personit që u vu në pranga së bashku me 6 persona të tjerë. Personat e arrestuar jane: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.

Ndërkohë policia thote se në total janë sekuestruar 293 bimë narkotike, kanabis sativa, e cila u asgjesua me ane te djegies. Sipas policisë të arrestuarit kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI