Flash

Nëna e Aleksandër Sadikajt: Kemi dërguar në polici emrat e autorëve dhe porositësve

Lapsi.al 11 October 2024
Nëna e Aleksandër Sadikajt: Kemi dërguar në polici emrat e

Nëna e Aleksandër Sadikajt, Silvana Kalemi, thotë se i ka dhënë policisë emrat e autorëve apo porositësve të të dyja vrasjeve, të djalit të saj dhe të vrasjes së para disa javëve në Memaliaj. Ajo tha për mediat se kanë qenë 3 ose 4 persona me makinë me xhama të errët, është hapur xhami dhe kanë qëlluar dhe janë parë nga larg. Sipas saj, Policia e Shtetit është në dijeni.

"Sot do t'ju drejtohjem si nëna e Aleksandër Sadikaj dhe motra e Shyqyri Kalemit. Ne jemi të pafuqishëm që të ndryshojmë atë që ndodhi, por ne kemi besim tek drejtësia e shtetit shqiptar, në mënyrë që institucionet kompetente të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të rëndë. Ne i kemi dërguar me emra në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kemi besim tek policia e shtetit dhe drehjtësia do të vihet në vend. Kanë qenë 3 ose 4 persona me makinë me xhama të errët është hapur xhami dhe kanë qëlluar dhe janë parë nga larg, Policia e Shtetit është në dijeni. I kemi raportuar të gjitha kush janë dhe nga janë. Unë e kam bërë publike dhe e bëjë dhe tani Ledjon Hallushaj me shoqërinë e tij është autori i vrasjes së djalit tim”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI