Flash

Mungojnë avokatët e ish-ministrit Koka, dështon në Apel seanca për Inceneratorin e Fierit

Lapsi.al 11 October 2024
Mungojnë avokatët e ish-ministrit Koka, dështon në Apel

Seanca për Incineratorin e Fierit që pritej të zhvillohej ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së është shtyrë sërish. Kësaj here shkak për shtyrjen e seancës është bërë, mungesa e avokatëve të ishi-ministrit, Lefter Koka.

Njëri prej tyre Denis Karaj u gjobit me 5 mijë lekë të reja, ndërsa Julian Mërtiri paraqiti shkresë në sekretarinë e gjykatës, ku njoftoi se kishte një problem shëndetësor.

Ndërsa Karaj njoftoi gjykatën që ishte jashtë vendit, gjë e cila nuk u mor parasysh nga gjykata që vendosi ta gjobiste atë. Seanca e radhës në ngarkim të personave te dënuar u la në datë 18 tetor ora 11.00. Lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit, Lefter Koka është dënuar 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa ish deputeti Alqi Bllako 2 vite e 8 muaj burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI