Flash

Kryeministri hungarez: Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE, por po shikojmë pengesa politike

Lapsi.al 11 October 2024
Kryeministri hungarez: Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE,

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij hungarez, Viktor Orban kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Orban gjatë fjalës së tij në konferencë tha se Shqipëria duhet të jetë në Bashkimin Evropian.

Por gjithashtu ai theksoi se “po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme.” Më tej u bë me dije se javën e ardhshme do të zhvillohet konferenca e parë ndërmjet BE dhe Shqipërisë.

"Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte pjesë edhe tani, por po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme.

Por kemi pasur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi konferencën ndërmjet BE dhe Shqipërisë ku do të hapet grupkapitulli i parë. Përgëzoj Ramën dhe Shqipërinë, jam i gëzuar që vjen në një moment kur Hungaria ka presidencën e BE.", tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI