Flash

Komisioni Hetimor në Shëndetësi, deputetët opozitarë kërkojnë kthimin e të përjashtuarve

Lapsi.al 11 October 2024
Komisioni Hetimor në Shëndetësi, deputetët opozitarë

Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka nisur sërish me debate. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi nisi fjalën e saj me kritika të forta ndaj kolegëve të PS, për sjelljen e tyre në komision.

Sipas Vokshit, deputetë të PS kanë uzurpuar komisionin hetimor, pasi që në nisje të këtij sezoni ata kanë zhvilluar punimet pa praninë e opozitës.

“Është turp i madh, pasi nuk ka ndodhur më parë që të uzurpohet komisioni hetimor", tha Vokshi.

Po ashtu, Vokshi bëri publik një shkresë të dërguar kryetares së Kuvendit, ku i kërkon që deputetë të PD që janë dënuar të kthehen në Komision dhe të ndëshkohen deputetët e PS, që ajo i quajti dhunues.

Vokshi: Dua t’ju them që është gabim i madh të mendosh që të bësh marrëveshje me këta që janë këtu. Pra është thjesht një iluzion. Ashtu siç drejtuesi i tyre Edi Rama, nuk dinë ca është fjala, nuk kanë besë, nuk njohin ligj e kushtetutë, e kanë grisur kushtetutën. Çdo mbledhje e këtij komisioni në sesionin e ri ka qenë në shkelje të ligjit, të kushtetutës. Imagjinoni dot që nuk ka asnjë mbledhje tjetër sot.

Kanë përjashtuar me një firmë, i kanë hequr mandatin në mënyrë të përkohshme. Si mundet që 5 deputetë të mungojnë kur këta kanë kërkuar komisionin hetimor?! Si mendoni që këta deputetë te Ramës të hetojnë sterilizimin? Është turp i madh. Të vetmin komision hetimor që ka opozita ia keni marrë edhe drejtimin, ca po bëni? Ku po shkoni? Mirë që ju shkruajta sot mos filloni mbledhjen. Po pse kështu bëhen komisionet? Është rrëmbyer komisioni dhe drejtohet nga persona që janë subjekt të SPAK. Ca mendoni ju që ata që janë këtu për të fshehur zullumet e tyre do mbulojnë zullumet e Beqjat dhe Ramës. Nuk do jeni më deputetë, se do jenë ato të Tik Tokut të Ramës.

Ju vetë nuk duhet ta pranoni këtë, si mund të rrëmbeni me forcë me dhunë Komisionin?! Shumë mirë zonjat që bënë deklaratë për kolegen Konomi, por si nuk reaguat kur Brace fyeu kolegen e tij?!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI