Flash

Dëme deri në 100 milardë dollarë, pasojat katastrofike të uraganit Milton

Lapsi.al 11 October 2024
Dëme deri në 100 milardë dollarë, pasojat katastrofike

Uragani Milton le pas vetes gjurmë të mëdha shkatërrimi, veç rrezikut për jetën. Ekspertët në SHBA presin dëme të jashtëzakonshme, por edhe pasoja ekonomike. Sipas analistëve të agjencisë "Morningstar DBRS", dega e sigurimeve mund të përballet me dëme nga 60 deri në 100 miliardë dollarë.

"Milton" mund të tejkalojë kështu dëmet e uraganit "Katrina", deri tani më i kushtueshmi në SHBA. Në vitin 2005 ky uragan goditi rëndë Nju Orleans dhe shkaktoi dëme në vlerë 99,8 miliardë dollare, dëmet e përgjithshme arritën madje shifrën 201 miliardë dollarë. Llogaritja vjen nga Munich Re, një nga sigurimet më të mëdha në botë.

Uragani "Milton" jo vetëm pritet të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike, por edhe efektet në vëllimin e përgjithshëm ekonomik të SHBA mund të jenë të mëdha. Rreth 28% e prodhimit të përgjithshëm bruto mund të preket drejtpërdrejt nga "Milton", është shprehur Ryan Sweet, kryekonomist i Oxford Economics në SHBA. Gregory Daco, kryekonomist në qendrën consulting, EY llogarit se "Milton", mund të zvogëlojë ndjeshëm rritjen e prodhimit të përgjithshëm ekonomik në SHBA në tremujorin e katërt nga 0,2 deri në 0,4%. "

Qeveria në Uashington është e shqetësuar për lajmet e rreme që qarkullojnë në mediat sociale mbi qendrën e mbrojtjes nga katastrofat, FEMA. Si psh. gjoja kërkesa që të mos largohen njerëzit nga shtëpitë, sepse FEMA do të konfiskojë shtëpitë dhe trojet e tyre. Ish-presidenti Trump i nxit këto lajme të rreme. Ai tha në një fjalim elektoral në Detroit, se pas "Helene" dhe "Milton" guvernatorët republikanë në Florida, Xhorxhia, Karolinën e Veriut "bëjnë një punë të shkëlqyer", por jo qeveria federale me presidentin Biden dhe Kamal Harris.

Presidenti Biden tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se kushdo që përhap gënjeshtra të tilla minon besimin e njerëzve në operacionet e shpëtimit dhe ndihmës. Kur u pyet nga një gazetar nëse ai kishte folur personalisht me Trump për këtë, Biden shpërtheu. "A po tallesh e pyeti Biden, pastaj tha: "Zoti Trump, ish-president Trump, a nuk keni ndonjë gjë më të mirë për të bërë, o njeri? Ndihmojini këta njerëz!" /DW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI