Flash

Banka e Shqipërisë ndërhyn përsëri në tregun valutor për të frenuar "kolapsin" e monedhës europiane

Lapsi.al 11 October 2024
Banka e Shqipërisë ndërhyn përsëri në tregun

Banka e Shqipërisë ka rifilluar ndërhyrjet në tregun valutor në dhjetëditëshin e parë të muajit tetor. Sipas burimeve nga tregu, Banka Qendrore ka ndërhyrë me blerje të euros më datat 3, 9 dhe 10 tetor. Megjithatë, agjentët e tregut shprehen se ndërhyrjet kanë qenë të përmasave më të vogla krahasuar me ato të muajve të verës.

Në veçanti, Banka e Shqipërisë ka realizuar blerje vetëm me banka të veçanta dhe kryesisht me ato që kanë kuotuar nivelet më të ulëta të kursit në blerje (bid) gjatë këtyre ditëve. Vlerat e valutës të blera gjatë këtyre operacioneve nuk janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë.

Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë sidoqoftë nuk kanë sjellë rritje të kursit të këmbimit, që të enjten madje preku një minimum të ri historik, në vlerën e 98.7 lekëve. Megjithatë, mund të supozohet se në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e kursit të këmbimit të euros mund të kishte qenë edhe më e madhe.

Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjen direkte në tregun valutor në muajin maj të këtij viti, për shkak të presioneve rënëse mbi kursin e këmbimit euro-lek. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë zgjatën që prej muajit maj deri në fillim të muajit gusht. Informacioni zyrtar i blerjeve të Bankës së Shqipërisë është i kufizuar deri në fund të tremujorit të dytë.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.

Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve me shumë mundësi kursi i euros do të kishte prekur nivele më të ulëta gjatë periudhës në fjalë. Pas tërheqjes së Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit gusht, kursi ka qëndruar në vijimësi poshtë kufirit të 100 lekëve. Nga ana tjetër, kjo tregon se rënia e kursit të euros është një dukuri më pak e lidhur me flukset valutore të pushimeve verore.

Gjatë vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve shumën prej 250-330 milionë eurosh. Vetëm për këtë qëllim në gjysmën e parë të vitit janë blerë 134 milionë euro, me një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; nëse shtojmë edhe blerjet direkte për të ndikuar kursin e këmbimit tashmë intervali i parashikuar i blerjeve për t’u blerë në tregun e brendshëm valutor është arritur qysh në gjysmën e parë të vitit./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI