Flash

Zbulohet tema dhe organizatorët e ‘Met Gala 2025’

Lapsi.al 10 October 2024
Zbulohet tema dhe organizatorët e ‘Met Gala 2025’

Vogue ka shpallur tematikën e mbrëmjes të modës të Met Gala që do të mbahet më 5 maj 2025 dhe do të quhet “Superfine: Tailoring Black Style.”

Bashkëorganizatorët e ballos do të jenë aktori Colman Domingo, piloti i garave Lewis Hamilton, reperët A$AP Rocky dhe Pharrell Williams e sigurisht, kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour. Ylli i Lakers, LeBron James do të jetë anëtar nderi.

Sipas Vogue, balloja në Muzeun Metropolitan të Artit “do të ketë si subjekt shijen e njerëzve me ngjyrë, duke ekzaminuar rëndësinë e veshjeve dhe stilit në formimin e identiteve të njerëzve me ngjyrë në diasporën e Atlantikut”.

Ekspozita do të përmbajë veshje, piktura, fotografi e plot gjëra të tjera që eksplorojnë stilin e paharrueshëm të njerëzve me ngjyrë, që nga shekulli XVIII e deri sot.

Vitin e kaluar, Met Gala u fokusua te delikatesa dhe brishtësia e modës me temën “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion.”

Të këshilluara

Sean "Diddy" Combs kërkon lirimin nga burgu

Ekipi ligjor i Sean "Diddy" Combs ka paraqitur një apel të tretë për lirim paraprak në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Dytë, ka mësuar P...

16:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI