Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Lapsi.al 10 October 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Deri në mesditë, vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira dhe shira lokalë vetëm skajin verilindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan dhe Cërrik. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës, por pas mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favorshme për momente me pika shiu. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin përmirësim të theksuar të motit në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga vlera minimale 9°C në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 22°C në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të MV. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite, kur pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë territorin e republikës së MV, por nuk priten reshje. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 9°C minimalja deri në 24°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Europa

Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në një pjesë të madhe të kontinentit Europian, duke sjellë në ishujt britanikë, vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Po ashtu me vranësira dhe reshje të dendura shiu parashikohet të jetë gadishulli Skandinav si edhe pjesa më e madhe e Europës qendrore, ndërsa kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë përkatësisht në gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe në të gjithë Europën lindore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI