Flash

Erdogan në Tiranë/ Zbardhet lista e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen mes dy vendeve

Lapsi.al 10 October 2024
Erdogan në Tiranë/ Zbardhet lista e marrëveshjeve që pritet

Është zbardhur lista e tre marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen mes dy vendeve, pas takimit kokë më kokë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunimin në fushën e buqjësisë, arsimit dhe fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Lista e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen:

1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit

Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;

Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI