Flash

Dalin në ankand pikturat për mbretin Charles dhe princeshë Diana

Lapsi.al 10 October 2024
Dalin në ankand pikturat për mbretin Charles dhe princeshë Diana

Andy Warhol ka krijuar ndër vite portrete të artit pop, sidomos të artistëve që jetuan në epokën e tij, nga Marilyn Monroe, Elizabeth Taylor, Elvis Presley etj. Ai njihet për ngjyrat e forta dhe transformimin e yjeve në portrete të rralla, me shumë ngjyra.

Dhe megjithëse piktura e tij e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë më e njohura për sa i përket pjesëve mbretërore të Warholit, ai gjithashtu përjetësoi një princeshë Diana dhe Princin Charles (tani Mbreti Charles III) në vitin 1982. Tani të dyja këto piktura, të titulluara "Portreti i Princeshës Diana" dhe "Portreti i Princit Charles", do të dalin në ankand në Londër të enjten, 10 tetor.

Sipas shtëpisë së ankandit Phillips, "përshkrimet mahnitëse të princeshës dhe princit bazohen në fotografinë zyrtare të fejesës së tyre nga fotografi Lordi Snowdon" dhe u krijuan një vit pas dasmës së princit dhe princeshës së Uellsit në 1981.

Piktura e Dianës pritet të sjellë afërsisht 1.6 deri në 2.4 milionë dollarë, ndërsa portreti i Charles vlerësohet nga  1.3 deri në 1.9 milionë dollarë. Portreti i Dianës vlerësohet të shkojë deri në 2.4 milionë dollarë.

Në fotot e portreteve, duket Diana e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile smeraldi, me mëngë të fryra, një rreth në kokë me gurë të çmuar dhe diamante, ndërsa fotoja është shkrepur nga ish-bashkëshorti dhe fotografi i famshëm i princeshës Margaret, Lordi Snowdon. Artisti Warhol zgjodhi që ta pikturonte Diana-n në tone gati njëngjyrëshe, ndërsa princi Charles shfaqet në telajo me uniformën e zezë ushtarake dhe i pozicionuar në një sfond me ngjyrë blu të ndezur.

Kjo nuk është hera e parë që një ankand me temë Princesha Diana ka sjellë miliona. Në dhjetor të vitit 2023, një fustan ngjyrë vjollcë të viteve '80, të veshur nga princesha e ndjerë, u shit për një rekord prej 1.1 milionë dollarësh.  Një bluzë rozë e veshur nga mbretëresha në një nga portretet e saj të fejesës theu gjithashtu rekorde, duke u shitur për 381,000 dollarë në vend të vlerësimit të saj prej 80,000 dollarësh./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Sean "Diddy" Combs kërkon lirimin nga burgu

Ekipi ligjor i Sean "Diddy" Combs ka paraqitur një apel të tretë për lirim paraprak në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Dytë, ka mësuar P...

16:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI