Flash

Ankara apo Tiranë? Si kontrollohen besimtarët nga skanerat dhe forcat speciale turke

Lapsi.al 10 October 2024
Ankara apo Tiranë? Si kontrollohen besimtarët nga skanerat dhe forcat

Për të marrë pjesë në inagurimin e vonuar të xhamisë së namazgjasë e cila duhej të kishte përfunduar që në 2018, besimtarët muslimanë shqiptarë që mezi e kanë pritur këtë ngjarje kanë qenë të detyruar të kalojnë npërër filtar të fortë kontrolli. Por e çuditshmja është se as gardistët që i kontrollonin as skanerat nëpr të cilët kalonin nuk kishin lidhje me Shqipërinë. Edhe paisjet edhe njerëzit ishin sjellë nga Turqia e cila ka finanacuar me 30 milionë edhe ngritjen e kësaj xhamie. Edhe të fruarit që do të jenë brenda objektit të kultit janë përzgjedhur në mënyrë të kujdeshme dhe Komiteti Musliman Shqiptar nuk ka pasur të drejtë fjale në këtë përzgjedhje me sa duket për shkak të sigurisë së presidentit Erdogan.

KMSH po ashtu pranoi se ajo nuk do të menaxhonte e vetme xhaminë, por përmes një fondacioni me “palën tjetër”.

Kjo ndërhyrje e shtetit turk dhe e presidentit Erdogan në çështjet e fesë në Shqipëri kritikohet nga një pjesë e komunitetit mysliman.

“Më shumë se një ceremoni fetare duket si një ceremoni politike,” i tha BIRN ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, sot drejtues i fondacionit “Hafiz Ali Korça”, që menaxhon universitetin “Bedër”.

“Ndërhyrja kaq e egër e një institucioni të huaj, ose një shteti të huaj në punët e brendshme, në mënyrën se si menaxhohet jeta fetare në Shqipëri është në kundërshtim me filozofinë islame, por edhe me të drejtat e njeriut, me ligjin këtu dhe me Kushtetutën e Shqipërisë,” shtoi Bruçaj.

"Me xhaminë e re që po inauguron sot në Tiranë, presidenti Erdogan dhe kryeministri Edi Rama po përçan myslimanët e Shqipërisë", deklaroi kreu i opozitës, Sali Berisha.

“Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare" tha ai. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI